ALEN

Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim për mbështetjen e sektorit privat dhe të prodhuesve vendës.

Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim për mbështetjen e sektorit privat dhe të prodhuesve vendës.

Bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, kemi pritur sot në takim prodhuesit e qumështit, me të cilët diskutuam për sfidat me të cilat po përballet ky sektor gjatë kohës së pandemisë, si dhe për mundësinë që Qeveria e Kosovës t’u dalë në ndihmë.

Me këtë rast, përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit na njoftuan për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky zinxhir prodhues si pasojë e pandemisë COVID – 19, për prodhimet e tyre që po mbesin pa u plasuar në treg, si dhe kërkuan mbështetje për tejkalimin e kësaj situate.

Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim për mbështetjen e sektorit privat dhe të prodhuesve vendës dhe përmes ministrive të linjës do të gjenden mënyra të përshtatshme për përballimin dhe tejkalimin e sfidave, me të cilat po përballen prodhuesit tanë, duke përfshirë edhe prodhuesit e qumështit