ALEN

Njoftim për media nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) 

Njoftim për media nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK)

 

Të nderuar/a,

 

Shoqata e Prodhuesve të qumështit të Kosovës me interesim të madh është duke i ndjekur zhvillimet e fundit në Ministrinë e Bujqësisë (MBPZHR), gjegjësisht në AZHB.

Shoqata e prodhuesve të qumështit, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimet dhe paknaqësitë e saja sa i përket kritereve, ndarjes së subvencioneve dhe granteve, po edhe keqpërdorimeve të dyshuara!

Andaj, aksioni i ndërmarrë nga policia në bashkëpunim me prokurorinë që rezultoj me të arrestuar, shpresojmë të zbardhë shumë çka!

Ne mendojmë, se keqpërdorimet që kanë ndodhur me vite dhe mos shpërndarja e mjeteve aty ku duhet kanë bërë që masat e aprovuara nga MBPZHR për të përkrahur fermerët kanë qenë pengesë për arritje të rezultateve të dëshiruara, kjo ka ndikuar që shumë fermer serioz mos të kenë mundësi për të përfituar dhe zhvilluar normalisht, sepse rrjeti i keqpërdorueseve ka përzgjedhur adresat e përfituesve jo meritorë.

Poashtu potencojmë, se nuk është çdo gjë zi, sepse efektet pozitive në teren nga përfituesit meritorë dhe puna e zyrtarëve të sinqertë të ministrisë është evidente, ndonëse jo në masën e pritur!

Mendojme se është nevojë imediate ndryshimi i kritereve për përfituesit e subvencioneve dhe granteve, me çka do të reduktohej në maksimum mundësia e keqperdorimeve të mundshme në të ardhmen.

Ne inkurajojmë organet e drejtësisë që punën e filluar ta vazhdojnë deri në fund dhe të gjithë të implikuarit në këtë sistem kriminal ta marrin dënimin e merituar.

Ju sigurojmë se tek ne do të gjeni një partner bashkëpunimi për çrrënjosjen e krimit në këtë sektor dhe hapjen e rrugës së zhvillimit.

 

Sinqerisht,

SHPQK