ALEN

📢 NJOFTIM PËR FERMERËT DHE PIKAT E GRUMBULLIMIT TË QUMËSHTIT

Të nderuar fermerë dhe operatorë të pikave të grumbullimit të qumështit,
Ju njoftojmë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është duke zbatuar procesin e monitorimit të tregut të qumështit dhe produkteve të qumështit.
Në kuadër të këtij procesi, duke u bazuar në Vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Ligjin për Ushqimin, të gjithë operatorët e biznesit me ushqim që merren me grumbullimin, përpunimin, furnizimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve të qumështit janë të obliguar të raportojnë të dhënat sipas formularit të përcaktuar nga autoritetet kompetente.
Raportimi është detyrim ligjor dhe kontribuon në:
✅ Sigurinë ushqimore;
✅ Transparencën e tregut;
✅ Gjurmueshmërinë e produkteve të qumështit;
✅ Zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të qumështit në Republikën e Kosovës.
📄 Për të marrë formularin e raportimit, ju lutemi kontaktoni në një nga adresat elektronike:
📧 [email protected]
📧 [email protected]

 

Ftojmë të gjithë fermerët dhe pikat e grumbullimit që ta përmbushin këtë obligim brenda afatit të përcaktuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente.