Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Universitetit AERES dhe Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, në kuadër të programit Erasmus+.
Këtë vit, tre studentë nga Holanda janë duke zhvilluar hulumtimet e tyre të diplomës në fermat e qumështit në Kosovë. Përmes këtij angazhimi, ata do të identifikojnë sfidat dhe mundësitë për përmirësim në këtë sektor të rëndësishëm.














