ALEN

Mbledhja e Bordit të SHQPK-së: fokus kriza e qumështit dhe mbështetja për fermerët

Të nderuar fermerë,
Sot u mbajt mbledhja e Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit për të shqyrtuar situatën e krijuar në këtë sektor.
U konstatua se situata është shumë e vështirë si pasojë e mosgrumbullimit të një sasie të qumështit të prodhuar, si dhe uljes së çmimit të qumështit për rreth 30%.
Në pjesën e dytë të takimit, na u bashkuan Ministri i Bujqësisë, z. Armend Muja, si dhe drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) z. Bekim Hoxha. Të gjitha palët shprehën shqetësimin e tyre të thellë për situatën e krijuar në terren.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat reale me të cilat po përballet sektori i qumështit, si dhe pasojat që po shkakton mosgrumbullimi i tij.
Në fund të takimit, Ministri premtoi se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e të gjithë zinxhirit të këtij sektori, nga prodhuesit, përpunuesit dhe tregun, me theks të veçantë mbrojtjen e konsumatorit.
E falënderojmë Ministrin Muja për vullnetin dhe gatishmërinë e treguar për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë situatë.
Besojmë dhe shpresojmë se hapat konkretë të zotuar sot do të kontribuojnë shpejt në zgjidhjen e kësaj situate dhe në rikthimin e stabilitetit në fermat tona.

SHQPK do t’ju informojë vazhdimisht për të gjitha zhvillimet e mëtejshme.

Lëxo më shumë...

Aktivitete