Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK), ka vazhduar trajnimet për fermerët e rajonit të Gjakovës, me fokus në temat prioritare për menaxhimin e fermave qumështore.
Temat e këtij trajnimi kishin të bënin me sëmundjet e kafshëve (lopëve qumështore), menaxhimin e ushqyerjes, kujdesin veterinar, shëndetin e gjirit dhe higjienën gjatë mjeljes.
Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë t’i mbështesim fermerët me njohuri që mund t’i zbatojnë në punën e përditshme për një menaxhim më të mirë të fermave të tyre.









