ALEN

Reagim i SHPQK-së

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka kërkuar vazhdimisht që në marketet e vendit produktet e qumështit me origjinë shtazore të vendosen veçmas nga produktet me bazë bimore.
Qëllimi i kësaj kërkese është që konsumatori ta ketë të qartë se çfarë po blen dhe të mos krijohet konfuzion mes produkteve me origjinë shtazore dhe atyre me bazë bimore.
Fatkeqësisht, kjo kërkesë ende nuk po zbatohet në shumë markete të vendit.
Prandaj, i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të forcojnë kontrollet dhe të sigurojnë zbatimin e kësaj kërkese. Njëkohësisht, apelojmë tek institucionet vendimmarrëse që të jenë më të vendosura në zbatimin e legjislacionit, në mënyrë që të mbrohet konsumatori dhe të sigurohet një treg i drejtë dhe transparent.
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e prodhimit vendor.
Lëxo më shumë...

Aktivitete