ALEN

Njoftim

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Armend Muja, është mbajtur sot një takim për të shqyrtuar situatën e rëndë të krijuar në industrinë e qumështit.
Në takim morën pjesë gjithashtu Ministrja znj. Mimoza Kusari-Lila, Ministri z. Hekuran Murati, Kryeshefi i AUV-së z. Bekim Hoxha, përfaqësues nga Dogana e Kosovës, si dhe përfaqësues nga departamentet përkatëse të Ministrisë së Bujqësisë.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën shumë të rëndë në sektorin e qumështit, shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje, si dhe masat që duhet të ndërmerren në afat të shkurtër dhe afatgjatë. U theksua nevoja për veprime të menjëhershme për stabilizimin e situatës, si dhe për krijimin e një kornize ligjore që do të sigurojë qëndrueshmëri për industrinë në të ardhmen.
Ministri Muja, bazuar në të dhënat nga Agjencia e Statistikave dhe Dogana e Kosovës, paraqiti një analizë të detajuar dhe të saktë të situatës, duke identifikuar faktorët kryesorë që kanë ndikuar në përkeqësimin e saj.
Gjatë diskutimeve u vërejt qartë se ekziston një vullnet i madh nga të gjitha palët për të ndihmuar dhe stabilizuar industrinë e qumështit.
Në përfundim të takimit u vendos që:
•Të ndërmerren masa urgjente për përmirësimin e situatës,
•Të krijohet një grup punues që do të monitorojë zhvillimet dhe do të propozojë masa të reja,
•Të hartohen politika afatgjata për të siguruar qëndrueshmëri dhe zhvillim të këtij sektori jetik.
Shprehim falënderimet tona të sinqerta për Ministrin Muja dhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës për angazhimin e tyre në këtë çështje.
SHPQK do të vazhdojë të informojë fermerët për zhvillimet e mëtejme. I ftojmë të gjithë fermerët që të jenë bashkëpunues, në mënyrë që së bashku të tejkalojmë këtë situatë të vështirë.

Aktivitete