ALEN

Punëtori: “Menaxhimi Miqësor me Mjedisin i Plehut Organik në Sektorin e Blegtorisë në Kosovë: Rezultatet e Hulumtimit dhe Rruga Përpara”

Me datë 08.10.2025 u mbajt punëtoria e organizuar në kuadër të Programit për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK).
Gjatë punëtorisë u prezantuan rezultatet e hulumtimit kombëtar mbi praktikat aktuale të menaxhimit të plehut organik në fermat blegtorale, si dhe u diskutuan orientimet e ardhshme për përmirësimin e praktikave miqësore me mjedisin.
Punëtoria mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave partnere dhe fermerë nga e gjithë Kosova, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe ide për bujqësi të qëndrueshme dhe mjedis të pastër.

Ky projekt/aktivitet mbështetet nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Programi i Qeverisë së Kosovës, i zbatuar nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake të Mjedisit (EAA).

Aktivitete