Më datë 24.11.2025 u mbajt takimi i radhës i Bordit, ku ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e kryetarit të ri. Kryetari aktual kishte paraqitur dorëheqjen për arsye personale.
Në këtë takim, me vendim unanim, u zgjodh kryetari i ri, z. Naser Bajraktari.
Falënderojmë ish-kryetarin për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e dhënë deri më tani, dhe i urojmë suksese kryetarit të ri në detyrën e tij.








