Të nderuar fermerë dhe bashkëpunëtorë,
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Konferencës së Tretë, të mbështetur nga We Effect, e cila do të mbahet më 17 Dhjetor 2025 në Prishtinë.
Kjo konferencë do të bashkojë fermerë, prodhues, institucione dhe partnerë për të diskutuar çështje kyçe të sektorit, përfshirë:
• biosigurinë në ferma,
• ndikimin e ndryshimeve klimatike në prodhimin e qumështit,
• sfidat dhe perspektivat për zhvillimin e sektorit.
Eventi synon të krijojë një hapësirë të vlefshme për shkëmbim njohurish, eksperiencash dhe ideve të reja që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së qumështit në Kosovë.








