ALEN

Njoftim për Aplikim — Trajnime & Grante për Fermerët Blegtoralë në Pellgun e Ibrit

Programi Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K), FAZA 2 fton fermerët blegtoralë që operojnë në Pellgun e Ibrit të aplikojnë për një program të strukturuar trajnimi, i cili pasohet me një skemë konkurruese të granteve për zbatimin e praktikave ekologjike të menaxhimit të plehut organik.
Inkurajohen të aplikojnë të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret e përshtatshmërisë.
Afati i aplikimit: 8 dhjetor 2025, ora 16:30 (CEST)
Dërgimi i aplikimit: [email protected]
Formulari i aplikimit mund të plotësohet në formë elektronike duke klikuar në linkun https://fs21.formsite.com/ljrRkx/Forma-e-aplikimit/index
Më shumë hollësi, kriteret dhe Formulari i Aplikimit gjenden në linkun më poshtë:
Lista e komunave të pranueshme
Prishtinë
Podujevë
Obiliç
Fushë Kosovë
Vushtrri
Gllogoc
Graçanicë
Lipjan
Shtime
Skenderaj
Mitrovicë
North Mitrovica
Zveçan
Zubin Potok
Leposaviç
Aktiviteti i përkrahur nga IWRM-K “Përmirësimi i Praktikave Miqësore me Mjedisin për Menaxhimin e Plehut Organik në Fermat Blegtorale në Kosovë” zbatohet në partneritet me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK).

Aktivitete