ALEN

Vizitë në terren

Kryetari i SHPQK-së, z. Naser Bajraktari, së bashku me përfaqësuesin e JICA-s (organizatë qeveritare japoneze), z. Hideki Saito, realizuan një vizitë në terren tek disa fermerë dhe në qumështoren “Drena”.
Gjatë vizitës u diskutua dhe u pa nga afër funksionimi i sistemit nga ferma deri në qumështore, me theks të veçantë në zinxhirin e furnizimit, cilësinë e qumështit dhe bashkëpunimin ndërmjet fermerëve dhe përpunuesit.
Këto vizita janë dëshmi e angazhimit të përbashkët për zhvillimin dhe përmirësimin e sektorit të qumështit në vend.

Aktivitete