Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (ShPQK) ka mbajtur këtë cikël trajnimesh në kuadër të programit Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë (IWRM-K) – Skema e Granteve Konkuruese, duke ofruar njohuri praktike dhe profesionale për menaxhimin e qëndrueshëm të fermave blegtorale.
Titulli i trajnimit:
Menaxhimi i qëndrueshëm dhe i integruar i plehrave organike në fermat blegtorale – për mbrojtjen e burimeve ujore, rritjen e pjellorisë së tokës dhe përmirësimin e shëndetit të bagëtive.
Qëllimi i trajnimit është të ndihmojë fermerët që:
• të menaxhojnë plehun organik në mënyrë të kontrolluar dhe efikase
• të mbrojnë burimet ujore nga ndotja
• të përmirësojnë pjellorinë e tokës
• të rrisin shëndetin dhe produktivitetin e bagëtive
• të forcojnë rentabilitetin dhe qëndrueshmërinë e fermës
Plehu organik nuk është mbetje – është burim vlere, nëse menaxhohet si duhet.




























