ALEN

Ministri i gatshëm t’u dalë në ndihmë qumështarëve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, përfaqësuesit e Shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe me përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit.
Në këtë takim është diskutuar për problemet me të cilat po përballen prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit si pasojë e pandemisë.
Në takim është kërkuar që Qeveria e Kosovës t’u bëjë një zgjidhje për shkak të sasisë së grumbulluar të djathit, të ndalohet vaji i palmës, të ndahen produktet e qumështit bimore dhe shtazore etj.