ALEN

VALA LANSON BURSË AGROINDUSTRIALE

Telekomi i Kosovës promovoi sot produktin e jashtëzakonshëm, modelin e një burse online apo platforme, e cila do t`i mbajë prodhuesit bujqësor, fermerët, grumbulluesit, ambalazhuesit përmes një aplikacioni, gjithnjë me informata më të fundit dhe të nevojshme për të gjitha katgoritë.

Aplikacioni do të shtrihet në Shqipëri, Maqedoni, me synimin për të bërë konkret tregun real prej 7 milionë shqiptarëve.

Një fermer apo një prodhues bujqësor, nuk do të ketë nevojë më të bredhë apo të pres korridoreve të ministrive dhe organizatave të ndryshme, për të marrë informacione për grantet, donacionet dhe ndihmat tjera që jepen nga Qeveria e Kosovës apo Komisioni Europian dhe Banka Botërore.

Të gjitha këto informata, së bashku me të gjitha llojet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, të gjitha pikat grumbulluese, të gjitha llojet e ambalazheve dhe produkteve tjera në funksion të bujqësisë, do t’i ketë në telefonin e tij.

Mjafton një numër i Valës dhe shkarkimi i aplikacionit, i cili 6 muajt e parë do të jetë falas, ndërsa më vonë, do të jetë i disponueshëm kundrejt një shumë simbolike.

Aplikacioni i promovuar sot nga Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, me Shoqatën e Fermerëve të Kosovës, në ambientet e Fermës & Qumështores “Eurolona” në Miradi të Epërme, do të shtrihet edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, për të bërë konkret tregun mbarëshqiptar dhe pse jo edhe më gjërë, pasi shitja e produkteve bujqësore nga fermerët e Kosovës dhe Shqipërisë është kthyer në një nevojë esenciale.

“Kemi ardhur sot ta promovojmë bursën apo platformnën agroindustriale, një lloj aplikacioni apo ta quajmë bursë elektronike, e cila paraqet revulucion për Telekomin e Kosovës. Paramedojeni prodhuesit bujqësor, qumështoret, fermerët, dhe prodhuesit tjerë në vend, do të kenë informacion në kohë reale për grantet, donacionet, projeket dhe lehtësirat tjera për informim në lidhje me këtë biznese. Gjitthashtu do kenë informacion për çdo produkt bujqësor, pemë, perime, vreshtari, pemëtari, bletari, ambalazhime, pika grumbulluese dhe sasinë e tyre. Padyshim se është një gjë që s’ka ekzistuar më parë dhe nuk gjendet ende në rajon”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas tij, ky produkt paraqet revulucoion të njëjtë me atë që ndodhi me telekomunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili nga 80 cent për minutë, ka rënë në 10 cent. Gjithashtu, një javë në Shqipëri mund të kalohet me më pak se 5 euro, duke përdorur internetin e shpejtë të pakos ALB 2, ndërkohë që numri nuk ka nevojë të ndërrohet.

“Kjo bursë online apo platformë do të sjellë një revulucion të tillë fillimisht në sektorin e bujqësisë në vendin tonë dhe brenda pak kohësh edhe në gjithë tregjet shqiptare”, deklaroi  Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Milazim Berisha, pronar i Fermës & Qumështores “Eurolona”, bëri të ditur se aplikacioni që ka krijuar Vala është i jazhtëzakonshëm, sepse ndihmon jo vetëm qumështarët, por të gjithë fermerët e këtij sektori që të kenë infomata në kohë reale.

“Është një ndihmë e madhe për të gjithë bujqit dhe fermerët e Kosovës, për faktin se lehtëson shumë komunikimin tonë reciprok dhe marrjen e informacioneve të shpejta, të sakta dhe të nevojshme”, pohoi  Berisha.

Kjo platformë e cila është një inovacion jo vetëm për tregun e Kosovos, por edhe të rajonit dhe më gjërë, do të jetë një kontribues i pamohueshëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të agrobiznesit, zhvillim ky që do të manifestohet me zhvillimin ekonomik të vendit.

Arritja me lehtësi dhe në kohë reale te qasja dhe shkëmbimi i informacioneve është njëra ndër sfidat më të mëdha të kohës, për të bërit biznes, ndërsa përmes platformës “BUJKU”, do të eleminohen të gjitha vështirësitë e qasjes në informacione dhe komunikim të shpejtë në gjithë sektorin bujqësor dhe jo vetëm.