ALEN

SHPQK-a në takim me kryetarin e Prishtinës z.Shpend Ahmeti

Takim i radhës i shoqatës së prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit të Kosovës me kryetarët e Komunave të Kosovës, ku temë diskutimi ishte mundësia e gjetjes së përkrahjes së industrisë së qumështit e cila si pasojë e rrethanave të krijuara nga pandemia Covid -19 po përballet me vështirësi të shitjes së produkteve!
E falenderojmë kryetarin e Komunës së Prishtinës, z.Shpend Ahmeti, për mikëpritjen, gadishmërinë dhe premtimin e sinqertë se në shpërndarjen e ndihmave të radhës për nevojtarë do të gjindet një modul apo mundësi e futjes së produkteve vendore të qumështit në pakot ushqimore.