ALEN

Puna e bujqve tonë nuk do të ndalet! ?

Me kërkesën time që të krijojmë mundësi pune për bujqit, që tani janë në kulmin e punës së tyre në fushë, do të vlejnë masa lehtësuese, vetëm dhe vetëm për bujqit:

? Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.

? Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit
ii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar
iii. Letërnjoftimin

? Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së https://www.mbpzhr-ks.net/…/VERTETIM_PER_LEVIZJE_TE_LIRE_14…. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës
ii. Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar
iii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar
iv. Letërnjoftimin personal të tyre

? Kemi përfshirë NACE kodet për leje pune për të gjitha bizneset e zinxhirit të kultivimit, grumbullimit, përpunimit, etj. të ushqimit.

Ju faleminderit për mirëkuptimin që keni treguar, së bashku do ta kalojmë këtë sfidë!

Respektoni distancën prej 2 metrave ?‍?—2m—?‍?
Përdorni maskat ? dhe dorezat ?