ALEN

Në takim me udhëheqësit e shoqatës së prodhuesve të qumështit në Kosovë.

Në takim me udhëheqësit e shoqatës së prodhuesve të qumështit në Kosovë me të cilët biseduam rreth përkrahjes që i kemi bërë fermerëve e bizneseve vendore të përpunimit të qumështit duke i blerë produktet vendore të qumështit për 4 mijë pako ushqimore që kemi dhuruar bashkë me donatorët për familjet në nevojë.

Kështu duke ndihmuar familjet në nevojë në këtë kohë pandemie ne kemi ndihmuar familjet që shesin qumësht çdo ditë dhe bizneset vendore të përpunimit të qumështit.

Sot, më shumë se kurrë duhet të tregojmë patriotizëm ekonomik duke konsumuar produktet vendore, për të mos lejuar kështu dobësimin e ekonomisë dhe shuarjen e bizneseve vendore.

Për përkrahjen që këtyre bizneseve ua kemi dhënë shoqata në fjalë me ndau një mirënjohje.

Bashkë për të zhvilluar shtetin tonë!