ALEN

Konferenca e Dytë e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës organizoi konferencën e dytë me temën “Përdorimi i Teknologjive të Reja në Sektorin e Qumështit”, e mbështetur financiarisht nga organizata WE Effect🤝. Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi i zhvillimeve të fundit në sektorin e qumështit, sfidave kryesore me të cilat përballen prodhuesit dhe mënyrat për t’i adresuar ato.
Në këtë konferencë morën pjesë institucione shtetërore, fermerë, ekspertë dhe akterë të tjerë të rëndësishëm të sektorit të bujqësisë 🌱.
Fjalimet hyrëse u mbajtën nga:
– Z. Naser Bajraktari, përfaqësues i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK);
– Z. Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
– Z. Vasko Hadjievski, përfaqësues nga WE Effect;
– Z. Arben Musliu, dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Pas fjalimeve hyrëse konferenca filloi me prezantime të cilat përfshinë:
– Znj. Valbona Ylli, nga Shoqata Kombëtare e Blegtorëve Shqiptarë, prezantoi temën “Përdorimi i Teknologjive të Reja në Sektorin e Qumështit”;
– Z. Behlul Behluli, trajtoi temën “Teknologjitë e Reja në të Ushqyerit e Gjedhit”;
– Z. Valdimir Kakurinov, prezantoi mbi “Aplikimin e Inxhinierisë dhe Dizajnit Higjienik”;
– Z. Basri Hyseni, prezantoi analizën sektoriale mbi sektorin e qumështit, duke theksuar sfidat, mundësitë për zhvillim dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në sektorin e bujqësisë .
Konferenca vazhdoi nga një panel i moderuar nga Z. Kurtesh Sherifi, ku pjesëmarrës ishin:
– Z. Arban Hoxha, nga MBPZHR;
– Z. Sadush Kabashi, nga Milky Way Farm;
– Z. Xhelil Ajvazi, nga Agro Xhelili SH.P.K.;
– Znj. Hidajete Demaj Nika, fermere.
Diskutimet u përqendruan në përparësitë, dobësitë dhe mundësitë për zhvillim. U adresuan sfida kyçe si sëmundjet e kafshëve, mbështetja institucionale, qasja në teknologji dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike 🌦️.
Konferenca shërbeu si një platformë e fuqishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, duke nxjerrë në pah rëndësinë e teknologjisë në modernizimin e sektorit të qumështit 🐄. Përmes bashkëpunimit ndërmjet fermerëve, institucioneve dhe organizatave partnere, mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm të sektorit🌱.
Në këtë ngjarje u nënvizua nevoja për:
– Mbështetje institucionale të vazhdueshme🤝;
– Përvetësim të teknologjive moderne📈; .
Kjo konferencë përforcoi mesazhin se një sektor i suksesshëm i qumështit është i mundur përmes inovacionit, investimeve strategjike dhe përkushtimit të të gjitha palëve. Sektori i qumështit jo vetëm që ka potencial për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës, por edhe për të siguruar mirëqenie më të mirë për fermerët dhe konsumatorët e saj .