ALEN

Histori Suksesi: Përmirësimi i Higjienës në Fermën e Jozef Gjonit

Pas trajnimit të mbajtur në muajin Shtator, kemi vizituar fermën dhe vërejtëm përmirësime të dukshme në kushtet higjienike të fermës së Jozef Gjonit. Pajisjet e mjeljes tani përmbushin standardet higjienike në nivel të duhur, duke siguruar një proces më të pastër dhe efikas.

Me interesim të fermerëve, zyrtarët ofrojnë trajnime për të identifikuar problemet në fermë rreth cilësisë së qumështit. Këto ndryshime ndihmojnë në rritjen e cilësisë së produkteve dhe në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe konsumatorëve.
Jozefi është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit për përmirësim dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e bujqësisë. Le të vazhdojmë të mbështesim fermerët tanë në këtë rrugë! 🌱✨