AUV prezenton masat parandaluese të sëmundjeve të kafshëve
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) zhvilloi takim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Odën e Veterinarëve të Kosovës dhe ekspertë të tjerë për të diskutuar masat ndaj sëmundjeve të kafshëve që qarkullojnë në rajon dhe Evropë.
Drejtori Ekzekutiv i AUV-së, z. Bekim Hoxha, prezantoi masat e ndërmarra dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për menaxhimin e sfidave. Diskutimet u fokusuan te përhapja e sëmundjeve, përmirësimi i kushteve sanitare në ferma dhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.
U dakorduan hapa konkretë si formulimi i një plani të përbashkët për monitorimin e sëmundjeve, fuqizimi i shërbimeve veterinare dhe organizimi i fushatave sensibilizuese për kujdesin veterinar.
AUV mbetet e përkushtuar për një sektor të qëndrueshëm dhe të sigurt bujqësor dhe veterinar në Kosovë.