ALEN

Trajnimi i radhës në terren – me kërkesë të fermerit Halil Thaçi

Dje, në fermën e z. Halil Thaçi në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit, u mbajt një trajnim praktik me temën “Higjiena gjatë mjeljes”.

Gjatë trajnimit u diskutuan çështje kyçe që lidhen me higjienën gjatë procesit të mjeljes dhe ruajtjes së qumështit, si faktorë thelbësorë që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e produktit. Po ashtu, një pjesë e veçantë iu kushtua parandalimit dhe trajtimit të mastitit, një sfidë e zakonshme për shumë fermerë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të përfshihen drejtpërdrejt në diskutime dhe demonstrime praktike, me qëllim rritjen e standardeve higjienike dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimit të qumështit.