ALEN

Trajnimet për HACCP janë realizuar me sukses!

Me mbështetje financiare nga We Effect, në kuadër të projektit “Përmirësimi i jetesës dhe forcimi i pozitës së fermerëve të qumështit në zonat rurale”, u organizuan trajnime mbi sistemin HACCP (Analiza e Rreziqeve dhe Pikëkontrolli Kritik).

📌 Gjatë këtij trajnimi, 10 pjesëmarrës u certifikuan si auditorë të brendshëm HACCP, duke u pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të monitoruar dhe siguruar zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore.
Ky hap është thelbësor për forcimin e kapaciteteve lokale dhe garantimin e cilësisë së produkteve të qumështit në përputhje me kërkesat ndërkombëtare.