ALEN

Trajnim i suksesshëm dhe përmirësim i higjienës në fermën e Beqir Selimit

✅ Trajnimi i radhës i suksesshëm te fermeri Beqir Selimi nga komuniteti RAE, përfitues i mullirit për bluarjen e drithërave në kuadër të projektit të mbështetur nga UNMIK, përveç përfitimit material, përfshiu edhe trajnimin praktik që kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve për mirëmbajtjen e pajisjeve në fermë.
Gjatë trajnimit praktik, u identifikuan mangësi në pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve të mjeljes, të cilat kishin ndikuar negativisht në cilësinë e qumështit. Pas këshillave të ekspertit për përdorimin e pajisjeve dhe produkteve të përshtatshme për pastrim, fermeri ndërmori masa duke aplikuar këshillat në mënyrë të rregullt gjatë procesit të mirëmbajtjes në fermë.
Si rezultat, është arritur një përmirësim i dukshëm në cilësinë e qumështit, rritje e sigurisë ushqimore dhe përmirësim i kushteve të përgjithshme higjienike në fermë, duke reflektuar ndikimin e drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshëm të trajnimit në praktikën bujqësore të fermerit.📈🥛🐄🚜