Sot patëm kënaqësinë të realizojmë Ditën Fushore në fermën MILKY WAY në Gurakoc, së bashku me fermerë të përkushtuar dhe ekspertë të fushës, ku diskutuam dhe pamë nga afër procesin e sillazhimit të tritikales si ushqim cilësor për kafshët.
Gjatë aktivitetit u prezantuan teknika të kultivimit dhe përpunimit të tritikales, ndërsa pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë njohuri praktike për t’i zbatuar në fermat e tyre.