Sot, rezultatet e një bashkëpunimi të suksesshëm u panë në terren në Syriganë!
Patëm kënaqësinë të mirëpresim Shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh, e cila vizitoi fermerët përfitues në fshatin Syriganë, Komuna e Skenderajt, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Besimit dhe Fuqizimi Ekonomik përmes Bujqësisë”.
Ky projekt është implementuar nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, me mbështetjen e UNMIK.
Jemi të lumtur që ky projekt po sjell ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fermerëve dhe po kontribuon në një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të gjithë.



