ALEN

Shperndarja e nentë makinave mjelëse për fermerët Vushtrriase

Fermerja Nazife Basholli sot dukej më e lumtur se asnjëherë më parë në profesionin që ushtron. Si pronare e qendrës grumbulluese të qumështit në Samadrexhë të Vushtrrisë, ajo së bashku me nëntë fermere tjera më nuk do t’i mjelin lopët me duar. Falë Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës dhe ambasadës kanadeze ato janë përfituese të nëntë makinave mjelëse dhe një ekomilku.
Ajo tha se fal subvencioneve dhe këtij donacioni fermerët po i mbajnë familjet.
Basholli tha se nga 24 fermerë sa sjellin qumësht në pikën e saj grumbulluese, veç edhe 5 nga ta kanë mbetur pa makina mjelëse duke shpresuar që në të ardhmen e afërt edhe ata të jenë përfitues.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se do të bëjmë çmos që të sjellim edhe makina tjera mjelëse për fermerë tjerë.
“E shprehim angazhimin tone për bujqësi. Kemi shpërndarë deri 300 pajisje për mjeljen e lopëve dhe ca aparate për me bërë analiza për vlerësimin e komponentëve të qumështit, e sidomos që në këtë regjion i kemi dy pika të grumbullimit. Ju përgëzoj ju dhe gjithë përfituesve”, tha kryetari Mulaku.
Ai falënderoi edhe ShPQK-në dhe ambasadën kanadeze për këtë donacion, duke shpreh përkushtimin e tij se në të ardhmen mund të jenë edhe bashkëfinancues.
Dorëzimin e makinave mjelëse për fermeret përfitues e bëri Kryetari i Komunës z. Bajram Mulaku dhe Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve z. Naser Bajraktari.