ALEN

Takimi i rregullt i bordit ekzekutiv të SHPQK-së.

Me datë 29.06.2020 u mbajt takimi i rregullt i bordit ekzekutiv të SHPQK-së.
Përveq temave të tjera që u diskutuan, në theks të veqantë u diskutua për gjendjen dhe vështirësitë momentale me të cilat po përballen fermerët-prodhuesit e qumështit si pasojë e gjendje së krijuar pandemike.
Kërkesa kryesore e prodhuesve të qumështit në drejtim të kompanive përpunuese të qumështit për momentin ishte;
– Që sasia e prodhuar e qumështit nga fermerët të grumbullohet e tëra dhe të jetë prioritet në përpunim të nënprodukteve të qumështit si lëndë e parë, sidomos për periudhën që po kalojmë!
Ky propozim rrodhi githênjë duke u bazuar dhe pajtuar me faktin që për momentin edhe përpunuesit janë në halle të mëdha si pasojë e ramjes së fuqisë blerëse!

Kjo gjendje e krijuar dita ditës po e vështirëson edhe më shumë prodhimin e qumështit, i cili është një sektor shumë strategjike për të ardhmen e kësaj industrie!
Në takim u propozuan dhe u aprovuan edhe disa hapa tjerë konkret për të cilët do të njoftohen institucionet relevante.

Me respekt,
SHPQK